E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA organizon tryezën e parë për Matjen e Audiencës. Palët bien dakort për krjimin e grupit të punës dhe diskutimin e modaliteteve për realizimin e procesit

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve që prodhojnë përmbajtje apo programe audiovizive dhe të agjencive të reklamave që operojnë në treg, në këtë takim është shtruar […]

#FolShqip: Nisma e AMA-s për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja, të panevojshme

Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar një nismë që synon të ndihmojë në frenimin e këtij fenomeni. Gjatë javës së parë të janarit, ekipi i Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës ka mbikqyrur përdorimin […]

KA trajton 390 ankesa gjatë vitit 2023: Mbizotërojnë ankesat me objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”

Këshilli i Ankesave në AMA ka trajtuar gjatë vitit që lamë pas, 390 ankesa të ardhura nga individë, grupe individësh, grupe interesi, shoqata etj. Sipas të dhënave të raportuara nga KA, 59.5% e këtyre ankesave kanë pasur si objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”, si dinjiteti, e drejta për privatësi, mbrojtja e të dhënave personale, liria e besimit, barazia […]

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezanton gjetjet e studimit, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”. Krasniqi: “Mirëpresim rekomandimet që rrjedhin prej tyre. Gati të rrisim bashkëpunimin edhe me studentët”

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë sot në konferencën shkencore me temë, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”, organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Kjo konferencë vjen si aktivitet përmbyllës i projektit me të njëjtin emër, realizuar nga Departamenti i Gazetarisë, […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara