Kryetarja e Ama-s znj.Armela Krasniqi priti një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të Programit për Median, mbështetur nga Misionin e OSBE-së në Kosovë. Ato zhvilluan së bashku një bashkëbisedim interesant në ambientet e AMA-s, mbi sfidat që paraqet për të dyja palët – media dhe rregullatorë – zhvillimi i teknologjisë. Gazetarët e rinj […]
Kryetarja e AMA-s, znj, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me drejtuesit e institucioneve të pavarura. Gjatë takimit, znj. Krasniqi pasi vlerësoi bashkëpunimin mes tyre, prezantoi pikat kryesore të punës së institucionit, ndërsa theksoi se AMA është në fazën përfundimtare të konsultimit publik për ndryshimet në ligjin […]
Në Mars të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi Aktin e Inteligjencës Artificiale, qëllimi i të cilit është rregullimi i përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar komunikimi. Kuadri i parë rregullator i hartuar nga BE për IA, qartëson se sistemet e Inteligjencës Artificiale që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme, analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur sot Presidentin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak (KRRIT), z. Maciej Swirski. Gjatë takimit të organizuar në ambjentet e AMA-s, Kryetarja Krasniqi ka shprehur vlerësimin për mundësitë e reja të bashkëpunimit që hapen sot mes dy rregullatorëve, atij shqiptar dhe polak. “Kjo është e rëndësishme, […]
Teknologjia dhe mundësitë e reja të komunikimit që ajo ofron, kërkon rregullim të mëtejshëm të tregut. Në funksion të kësaj, Parlamenti Europian ka miratuar Aktin e Inteligjencës Artificiale. Qëllimi i këtij Akti është rregullimi i përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) për të siguruar kushte më të mira për zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie. Në […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj. Në platformën TikTok, është […]
Muaji Korrik ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet me tema sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me […]
Përhapja e Dezinformimit duket se është kthyer edhe në një shqetësim qytetar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare online të Komisionit Europian dëshmohet se: 83% e njerëzve mendojnë se Dezinformimi kërcënon demokracinë 63% e të rinjëve dëshmojnë se hasin lajme të rreme më shumë se një herë në javë 51 e europianëve mendojnë […]
Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 27 gjoba për subjekte të ndryshme OSHMA. Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin dhunën ose […]
Bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 244, datë 05.07.2024, më datë 04.08.2024 do të zhvillohen votimet e pjesshme për kryetar të Bashkisë së Himarës, qarku Vlorë. Referuar vendimit nr.3, datë 17.07.2024, të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, fushata elektorale do të fillojë më datë 27.07.2024 dhe do të vijojë deri më datë 02.08.2024. Data 03.08.2024 […]