Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, projekt rregulloret si më poshtë:
Ditën e premte, më datë 19 shkurt Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, Zëvendëskryetari Z. Sami Nezaj, Drejtori i Kabinetit Z. Dritan Xhelili si dhe Drejtori Teknik i Radio Televizionit Shqiptar Z. Ermir Agaçi pritën në një takim konsultativ, të organizuar nga AMA, operatorët privatë vendorë, për të diskutuar mbi tarifën që këtyre operatorëve do t’i duhet të paguajnë për mbështetjen e programeve të tyre në rrjetin numerik të televizionit publik.
Ditën e hënë, më datë 15 shkurt, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi një takim me OSHMA-të dhe agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të gjitha palëve për rëndësinë e të drejtave të transmetimit/autorit si pjesë e pronësisë intelektuale.
Në artikullin “Bllokimi i licencave ‘përplas’ televizionet me anëtarët e pakicës në AMA”, publikuar në 2 shkurt 2016 në platformën online Reporteri.al të BIRN-it është shkruar dhe mbi votën kundër të dy anëtarëve të AMA-s, përkatësisht Z. Sami Nezaj, zëvendëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016, për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest.
Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala, Kryetar; z.Sami Nezaj, Zëvëndëskryetar; z.Gledis Gjipali, Anëtar; z.Piro Misha, Anëtar; znj.Suela Musta, Anëtar; z.Zylyftar Bregu, Anëtar.
Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest Ditën e mërkurë, më datë 27 janar 2016, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala Kryetar z.Sami Nezaj Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali […]
Në datat 16 dhe 17 dhjetor 2015 një grup prej 20 gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë në mediat audiovizive publike dhe private zhvilluan një modul trajnimi, si pjesë e projektit “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë, ISHM, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA.
Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013 ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, Projekt Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”.
Në zbatim të nenit 20 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, vendimit të AMA-s nr. 30 datë 16.04.2015, vendimit nr. 35/2015 “Për disa ndryshime në strukturën, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), AMA publikoi në faqen zyrtare të saj shpalljen për plotësimin e vendeve vakante të Këshillit të Ankesave, përkatësisht pozicioni i Kryetarit dhe dy anëtarëve.
PASQYRA E SANKSIONEVE GJOBË PËR VITIN 2015