E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”. Continue Reading AMA miraton rregulloren për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit

Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera.
Continue Reading Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në mbledhjen e bordit të datës 29 Mars 2016, miratoi tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve privat vendorë në rrjetin numerik të ndërtuar nga RTSh. Metodologjia e llogaritjes së këtyre pagesave ka qenë në fokus të takimeve të… Continue Reading AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016 Autoriteti i Mediave Audiovizive me anë të këtij njoftimi i bën me dije të gjithë subjektet audio dhe audiovizive në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë përfitues të licencave dhe autorizimeve lëshuara nga AMA, se nëse ende nuk e kanë kryer pagesën vjetore për… Continue Reading Njoftim në lidhje me detyrimet financiare për vitin 2016

AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve audiovizive, në zbatim të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, projekt rregulloret si më poshtë: Continue Reading AMA publikon për konsultim publik tre projekt- rregullore të reja

AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

Ditën e premte, më datë 19 shkurt Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, Zëvendëskryetari Z. Sami Nezaj, Drejtori i Kabinetit Z. Dritan Xhelili si dhe Drejtori Teknik i Radio Televizionit Shqiptar Z. Ermir Agaçi pritën në një takim konsultativ, të organizuar nga AMA, operatorët privatë vendorë, për të diskutuar mbi tarifën që këtyre operatorëve do t’i duhet të paguajnë për mbështetjen e programeve të tyre në rrjetin numerik të televizionit publik. Continue Reading AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

AMA në takim konsultativ për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtës së autorit

Ditën e hënë, më datë 15 shkurt, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi një takim me OSHMA-të dhe agjencitë e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të gjitha palëve për rëndësinë e të drejtave të transmetimit/autorit si pjesë e pronësisë intelektuale. Continue Reading AMA në takim konsultativ për ndërgjegjësimin dhe zbatimin e të drejtës së autorit

Deklaratë e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala

Në artikullin “Bllokimi i licencave ‘përplas’ televizionet me anëtarët e pakicës në AMA”, publikuar në 2 shkurt 2016 në platformën online Reporteri.al të BIRN-it është shkruar dhe mbi votën kundër të dy anëtarëve të AMA-s, përkatësisht Z. Sami Nezaj, zëvendëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, në mbledhjen e datës 1 shkurt 2016, për licencimin e subjekteve kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest. Continue Reading Deklaratë e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala

AMA vendos mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest

Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala, Kryetar; z.Sami Nezaj, Zëvëndëskryetar; z.Gledis Gjipali, Anëtar; z.Piro Misha, Anëtar; znj.Suela Musta, Anëtar; z.Zylyftar Bregu, Anëtar. Continue Reading AMA vendos mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara