E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Asambleja e 11 e BRAF, kryetarja Krasniqi prezanton punën dhe progresin e arritur gjatë 2024

Janë zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit punimet e Asamblesë së 11-të të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Transmetimeve në Detin e Zi (BRAF). Në këtë platformë rajonale, që përfshin autoritetet rregullatore të transmetimeve të shteteve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), janë diskutuar tema të rëndësishme që lidhen me sfidat aktuale të rregullimit të tregut mediatik. 

Nëntë vendet përfaqësuese, të pranishme në këtë aktivitet, sipas rregullores së Forumit, paraqitën në terma ligjorë, në shifra dhe në hapa konkretë punën dhe sfidat e vitit të kaluar. Në këtë panel, si pjesë e parë e punimeve të Asamblesë, kryetarja e AMA-s, ka prezantuar progresin dhe sfidat e vitit 2024. Ajo ka theksuar angazhimin e Autoritetit në rregullimet ligjore, përshtatjen me legjislacionin europian, Kodin e Transmetimit dhe rëndësinë e procesit të Edukimit Mediatik

Duhet të theksoj rëndësinë e Edukimit Mediatik, si një investim afatgjatë për krijimin e një audience të mirëinformuar dhe të mirëorientuar në një botë mediatike që po ndryshon çdo ditë. Shqipëria po përballet me sfida, si rritja e ndikimit të platformave digjitale, prandaj ky është një proces i domosdoshëm” – tha kryetarja e AMA.

Asambleja e BRAF është çdo vit një mundësi për secilin nga drejtuesit e rregullatorëve anëtarë, që të shkëmbejnë praktikat më të mira, si dhe për të ndërmarrë hapa e iniciativa të përbashkëta nëse janë të domosdoshme.

Perpara Përfaqësues të AMA-s presin delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE. Diskutohet angazhimi i AMA-s në procesin e monitorimit të zgjedhjeve
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara