E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Analiza 9-mujore në AMA, shqyrtohen 351 ankesa, merren 30 masa me Tërheqje Vëmendje dhe 1 Sanksion me gjobë

Në analizën 9-mujore të vitit 2025, Këshilli i Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive ka marrë në shqyrtim 351 ankesa., ndërsa për shkeljet e konstatuara janë marrë masa:

30 Tërheqje Vëmendje

1 Sanksion me gjobë

Objekti i këtyre ankesave  ka të bëjë më së shumti me shkeljen e privatësisë me 17.09%, dhunën ose promovimin e saj me 11.11%, interesin më të lartë të fëmijës, 8.55%, dëmtimin e figurës 7.97%, diskriminimin gjinor 1.99% dhe gjuhën e urrejtjes me 1.7%.

Referuar shifrave të 9 mujorit të këtij viti rezulton se 13.1% e ankesave është paraqitur nga subjekte, shoqata dhe institucione, ndërsa 86.9% nga individë.

Për Autoritetin e Mediave Audiovizive, komunikimi me publikun, trajtimi me seriozitet i shqetësimeve dhe ankesave të tij, por edhe Edukimi Mediatik, si një proces i rëndësishëm i formimit të një audience të përgjegjshme, mbeten përparësi në punën e përditshme.

Perpara Publikimi i fletës informuese ISHPSHSH–AMA “Punë Dinjitoze në Sektorin e Medias”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara