AMA vendos mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës së Beauty Contest
Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë:
z.Gentian Sala Kryetar
z.Sami Nezaj Zëvëndëskryetar
z.Gledis Gjipali Anëtar
z.Piro Misha Anëtar
znj.Suela Musta Anëtar
z.Zylyftar Bregu Anëtar
Në rend dite të kësaj mbledhje ishte projektvendimi ”Mbi aplikimin e shoqërive “Top Channel” sh.a., ”Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a.” për marrje licence private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest.
AMA, vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota. Bazuar në nenin 19, pika 1/b të ligjit 97/2013, ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.
Dy prej anëtarëve, përkatësisht z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 1 shkurt 2016