[et_pb_section bb_built=”1″ _builder_version=”3.7″ background_color=”rgba(12,12,12,0)”][et_pb_row][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text _builder_version=”3.7″]
Në kuadër të përmbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, realizoi disa takime me operatorët kombëtare, rajonalë e lokalë, ku në fokus ishte shqyrtimi i disa kërkesave të tyre për shtyrjen e datës së mbylljes së transmetimeve analoge, paracaktuar më 31.07.2018.
Operatorët kombëtare, të cilët prej vitesh kanë hedhur në treg pajisje marrëse (dekoder), kanë kërkuar shtyrje të afatit me një periudhë një mujore, për arsye se janë duke përshtatur këto pajisje që të përputhen me kërkesat e rregullores së renditjes së programeve, miratuar nga AMA.
Nga ana tjetër, Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizive kabllorë – valorë, RRTL, e cila është përfaqësuese e subjekteve audiovizive rajonale e lokale, ka adresuar një sërë kërkesash që lidhen me vështirësitë e hasura në procesin e digjitalizimit të transmetimeve të tyre, ndër to dhe koha e pamjaftueshme në dispozicion për përfundimin e procesit në qarqet Tiranë e Durrës.
Këto kërkesa u adresuan nga RRTL dhe në takimin e posaçëm konsultativ që zhvilloi Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të datës 24.07.2018. Gjatë takimit kryesia e Komisionit, si dhe deputetë të pranishëm shprehën mirëkuptimin lidhur me shqetësimet e operatorëve lokale lidhur me procesin dhe rëndësinë që ka zgjidhja e tyre për mirëadministrimin e procesit të digjitalizimit.
Konkretisht në emër të Komisionit, u vendos që t’i dërgohet një letër AMA-s dhe RTSH, si dhe institucioneve të tjera përkatëse që mund të trajtojnë disa nga çështjet që u sollën në këtë tryezë, duke përfshirë dhe rishikimin e mundësisë e shtyrjes së datës së mbylljes së frekuencave analoge deri në fund të vitit.
Si rrjedhojë e zhvillimeve të lartpërmenduara së fundmi, AMA shtyn afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës, deri në datën 10.09.2018.
[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]