E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe medias

AMA dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe medias

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.

AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë  dëmtimin fizik  të Z. Drishti, por dhe që  përbën  alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV”  dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij  televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e  një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 07.04.2018

Perpara Autoriteti i Mediave Audiovizive pret në vizitë zyrtare Autoritetin Maqedonas të Mediave
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara