E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Për mungesë të kuorumit, nuk zhvillohet mbledhja e parashikuar e Bordit Drejtues të AMA-s

Për mungesë të kuorumit, nuk zhvillohet mbledhja e parashikuar e Bordit Drejtues të AMA-s

Për mungesë të kuorumit, nuk zhvillohet mbledhja e parashikuar e Bordit Drejtues të AMA-s Mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të AMA-s, e parashikuar të mbahej sot më datë 31 korrik, në orën 12.00, nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit. Në çastin e hapjes së mbledhjes, prezentë ishte kryetari, z. Gentian Sala, si dhe anëtarët, z. Gledis Gjipali dhe z. Piro Misha, ndërkohë që mungonte zv/kryetari, z. Sami Neza si dhe anëtarët, z. Zylyftar Bregu dhe zj. Suela Musta, pavarësisht njoftimit të rregullt të tyre.Në këto kushte, bazuar në nenin 13, pika 1, të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit mbledhjet e AMA-s janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se katër anëtarë, mbledhja nuk mund të zhvillohej dhe, për këtë shkak, u shty për një datë tjetër.

Tiranë, më 31 korrik 2015

Perpara TAKIMI ME OPERATORËT TELEVIZIVË VENDORË MBI ECURINË E PROCESIT TË DIGJITALIZIMIT
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara