Për miratimin e rregullores “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest”
Në mbështetje të nenit 19, pika 1/ë dhe 16, dhe nenit 139, pika 1/a të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 124 të Kodit të Procedurave Administrative, Autoriteti i Mediave Audiovizive,
V E N D O S I:
Revokimin e vendimit të AMA-s nr. 10, datë 02.07.2013 “Për miratimin e rregullores “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest”.
Miratimin e rregullores “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest”, sipas tekstit bashkëlidhur.
Ngarkohet administrata e AMA-s, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.