Për çeljen e procedurës të dhënies së 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, sipas beauty contest
Në mbështetje të nenit 19, pika 16, nenit 139 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe rregullores “Për licencimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre, nëpërmjet procedurës së beauty contest”, miratuar me vendimin nr. 28, datë 16.04.2015 të AMA-s, Autoriteti i Mediave Audiovizive,
V E N D O S I:
Të ftojë, për paraqitjen e aplikimit për licencë private kombëtare transmetimi audioviziv numerik, subjektet e mëposhtme:
Shoqërinë “TV Klan” sh.a;
Shoqërinë “Top Channel” sh.a;
Shoqërinë “Digit-Alb” sh.a;
Shoqërinë “Tring TV” sh.a.
Shoqërinë “Supersport” sh.a;
Miratimin e dokumentacionit të lëshimit të 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas procedurës beauty contest të përbëra nga:
Licenca të shërbimit të programeve të veta audiovizive dhe
Licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit tokësor, për ndërtimin e vënien në funksionim të 5 rrjeteve numerike tokësore kombëtarë në brezat e frekuencave 470-790 MHz me gjerësi brezi 8 MHz, në teknologjinë DVBT-2, me standardin e kompresionit MPEG-4.
Të shpallet në mënyrë publike çelja e procedurës për dhënien e 5 licencave private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas beauty contest.
Ngarkohet administrata e AMA-s për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.