E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA organizon takim mbi statusin aktual të procesit të digjitalizmit të transmetimeve audiovizive

 AMA organizon takim mbi statusin aktual të procesit të digjitalizmit të transmetimeve audiovizive

Të premten, më datë 7 prill, Autoriteti i Mediave Audiovozive në rolin e koordinatorit të procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovozive organizoi një takim konsultues dhe prezantues mbi zhvillimet më të fundit të procesit.

Takimi i cili u drejtua nga Kryetari i AMA-s Z. Gentian Sala kishte të ftuar Znj. Milena Harito, Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, ministria në ngarkim për ndjekjen dhe menaxhimin e procesit, Z. Thoma Gëllçi, Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, televizionet kombëtarë, rajonalë dhe lokalë.

Në takim operatorët u informuan se Kuvendi i Shqipërisë më datë 30.03.2017 ka miratuar ligjin nr. 34/2017 “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit”. Ky ligj zbatohet për mbulimin e pjesshëm të kostove neto shtesë që shoqërojnë kalimin nga transmetimet analoge në transmetime numerike përkatësisht të operatorëve ekzistues analogë lokalë/rajonalë, operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe operatorëve privatë historikë kombëtarë.

Znj. Ministre e Inovacionit përshëndeti mbarëvajtjën dhe progresin që është bërë në implementimin e procesit, duke vlerësuar rolin e AMA-s dhe RTSH-së. Ajo theksoi se qeveria po mbështet financiarisht operatorët dhe kjo në funksion të diversitetit dhe ruajtjës së garancisë së pluralizmit në media.

Z. Gëllçi nga ana e tij ftoi operatorët që të mbështeten në rrjetin publik duke e cilësuar si më të sigurtin edhe më cilësorin deri tani. Ai tha se RTSH ka filluar transmetimet me teknologjinë DVB-T2 në allotmentin e Tiranë-Durrësit dhe po ashtu në zonën e Fierit, Beratit, në Korçë dhe po shtrihet në jug të vendit, po ashtu është gati për të filluar transmetimet edhe në zonën e Kukësit. Ai garantoi se brenda verës 90% e territorit do të mbulohet me sinjal, sipas kontratës.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive tha se AMA është e angazhuar për t’i mbështetur deri në fund operatorët dhe të sigurojë kontratën e tyrë me Radio Televizionin Shqiptar. Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional për progresin e procesit, po ashtu ai përshëndeti subvencionimin nga ana e qeverisë për 1 vit të operatorëve.

Edhe operatorët dhanë mendimin e tyre gjatë takimit për zhvillimet më të fundit të procesit të digjitalizimit. Ata vlerësuan subvencionimin e tarifës në vitin e parë të procesit por shprehën dyshime për përballimin e kësj tarife në vitet në vazhdim. Gjithashtu, ata ngritën pyetje edhe kërkuan të dëgjohej zëri i tyre në lidhje me problemet e mirëmbajtjes dhe kostot e rrjetit në vazhdimësi. Ata kërkuan që televizioneve lokale t’u jepej një rëndësi më e madhe dhe risitë teknologjike të përdoreshin në zhvillim të këtyre televizioneve me vlerë për komunitetet.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 7 prill 2017

 

                                                                                                                                               

                                                                                                                                                               

Perpara Miratohet strategjia dhe plani i veprimit të AMA-s për periudhën 2017-2019
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara