AMA dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe medias
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti.
AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë dëmtimin fizik të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.
Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV” dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.
AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë, më 07.04.2018