Transparencë AMA–TikTok: 322 ankesa të administruara dhe 112 përmbajtje të hequra

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon angazhimin për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat digjitale, në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok-un.

Nga data 4 shkurt deri më 30 shtator 2026, AMA ka administruar 322 ankesa. Pas shqyrtimit, 140 përmbajtje janë identifikuar në shkelje të ligjit. Prej tyre, 112 video ose audio janë hequr nga platforma, ndërsa 28 të tjera janë ende në shqyrtim.

Përmbajtjet e hequra përfshijnë:

  • 14 video që paraqisnin akte dhune;
  • 3 video me përmbajtje që nxisnin urrejtjen fetare;
  • 3 video me pamje të veprave penale;
  • 34 video që ekspozonin fëmijët ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës;
  • 54 video që nxisnin dhunën dhe urrejtjen;
  • 4 audio me gjuhë që tejkalonte standardet morale dhe etike.

Sa i përket piraterisë, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 2219 raste, nga të cilat 1025 foto dhe 1194 video. Të gjitha përmbajtjet e raportuara janë fshirë nga platforma dhe aktualisht nuk ka asnjë rast në proces shqyrtimi.

Çdo ankesë dhe raportim i mbërritur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore. AMA do të vijojë bashkëpunimin me qytetarët dhe platformat digjitale për krijimin e një mjedisi online më të sigurt.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL