Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin prill, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare.
Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike zë 67.01% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 29.91% dhe Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut me 1.61 %.
Nga ana tjetër, në prezencën e institucioneve shtetërore, Qeveria ka 44.45% të kohës, Kryeministria ka 43.56%, ndërsa Parlamenti 9.99 %.
Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson në muajin prill me 31.34%, i ndjekur nga Sali Berisha me 29.90% dhe Taulant Balla 5.28%.
Të dhëna të tjera, përfshirë temat e lajmit dhe reklamat institucionale, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit: https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/

