Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin mars, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoriteti i Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare.
Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 60.12% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 37.21% dhe Partia Republikane me 1.66%.
Nga ana tjetër, në prezencën e institucioneve shtetërore, Kryeministria ka 39.23% të kohës, Qeveria 36.72% ndërsa Parlamenti 18.31%.
Në treguesin e aktorëve sinkron, Sali Berisha kryeson sërish në muajin mars me 30.16%, i ndjekur nga Edi Rama me 28.82% dhe Taulant Balla 3.92%.
Të dhëna të tjera, përfshirë temat e lajmit dhe reklamat institucionale, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit. : https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/
