E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Dita e 2-të e Forumit të BRAF-it, diskutohet për Gjuhën e Urrejtjes në median audiovizive dhe online dhe perspektivës ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online.

Sot u zhvilluan punimet e ditës së dytë të Forumit të 12-të i BRAF në Shqipëri, organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Të 9-të vendeve anëtare në rrjetin e Autoriteteve Rregullatore të Transmetimeve të Detit të Zi, sot iu shtua edhe delegacioni i ardhur nga Kosova, pjesë e Komisionit të Pavarur të Medias.

Gjuha e urrejtjes ishte sërish kryefjalë e takimit të sotshëm, ku morën pjesë dhe përfaqësues të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC).

Znj. Armela Krasniqi kryetare e AMA-s, Z.Ismat Sattarov kryetar i ACRA Azerbajxhan, Z. Denis Güler zv.president i RTÜK, Znj.Theodhora Papadaki eksperte ligjore e NCRTV dhe Znj. Tinatin Tchatchukashvili nga COMCOM e Gjeorgjisë treguan shembuj konkrete të përdorimit të Gjuhës së Urrejtjes në mediat e vendeve respektive duke theksuar sfidën e vështirë që i takon Autoriteteve Rregullatore në rregullimin e këtij fenomeni që po cënon seriozisht shoqërinë tonë.

Për kryetaren e AMA-s Znj. Krasniqi, ndëshkimi nuk është mënyra më efikase në mënjanimin e gjuhës së urrejtjes. Sipas saj, edukimi mediatik është një ndër mënyrat për ta shmangur këtë fenomen që në gjenezë dhe edukimi duhet të nisë nga prindërit për të mbërritur te fëmijët.

Në panelin e dytë, përfaqësues të rregullatorëve të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në çështje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut dhe perspektivës ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online.

Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes është një objektiv i rëndësishëm në përditshmërinë e punës së AMA-s institucion i cili pasi ka kryer disa ndryshime ligjore, është në fazën e transpozimit të akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias, EMFA, apo Akti i Shërbimeve Digjitale, DSA. Ndërkaq duhet thënë se prioritet në këtë institucion janë; ankesat e publikut; monitorimin dhe analizën e përmbajtjeve audiovizive, si dhe Edukimin Mediatik si një investim i rëndësishëm në krijimin e një audience të mirë orientuar.

Perpara Forumi i 12-të i BRAF në Shqipëri: Drejtues të rregullatorëve, vende anëtare dhe përfaqësues të lartë të BSEC mblidhen në Vlorë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara