Shtimi i kanaleve të komunikimit online ka rritur shpejtësinë e përhapjes dhe efektet e gjuhës së urrejtjes. Qoftë në përditshmëri dhe aktivitetet sociale, qoftë në internet, fëmijët dhe të rinjtë ndeshen në një moment të caktuar me gjuhën e urrejtjes.
Si prind, është e rëndësishme të flisni me fëmijën tuaj për gjuhën e urrejtjes, për t’i ndihmuar ata ta njohin atë dhe të dinë se si duhet të sillen kur ndeshen me të.
Gjuha e urrejtjes mund të nxisë dhunë dhe ka shumë shembuj kur ajo ka çuar në sulme dhe vrasje të njerëzve, përfshirë fëmijët.
E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30
E Premte: 08:00 – 14:00