Qindra video të bllokuara për pirateri dhe qindra të tjera për përmbajtje të dëmshme janë rezultati i bashkëpunimit Qytetar-AMA-TikTok
Nga fillimi i bashkëpunimit me këtë platformë, nga raportimet e qytetarëve, janë arritur këto rezultate
650 ankesa te ardhura në AMA
248 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 245 video/audio janë hequr nga platforma dhe 3 të tjera janë në shqyrtim
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
1238 video të raportuara për pirateri dhe të hequra nga platforma
167 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
Çdo ankesë e mbërritur nga qytetarët, është shqyrtuar me përgjegjësi nga grupi i punës, përgjegjës për bashkëpunimin me plarformën TikTok, duke analizuar konform predispozitave ligjore çdo denoncim të ardhur.