E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s vizitë në zyrat e agjencisë së lajmeve ANSA

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi gjatë vizitës në Romë pati një takim të vlefshëm në zyrat qendrore të ANSA-s, në Romë, me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve në Itali dhe Luigi Silvestri, Drejtor i Sipërmarrjes dhe Bizneseve të reja Mediatike.

“Diskutuam mbi dezinformimin dhe çrregullimin informativ, si fenomen ndërsa gjatë bisedës mësova se ANSA është një nga strukturat mediatike, e angazhuar plotësisht në këtë proces, duke marrë, jo zyrtarisht, rolin e Verifikuesit të Fakteve (Fact Checker)” – tha kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi.

Sipas saj, teknologjia dhe rrugët e reja të komunikimit kanë vënë përballë sfidash të reja, mediat dhe rregullatorët. Bashkëpunimi, vetërregullimi dhe bashkërregullimi, ndërtuar mbi aktet normative europiane, janë formulat e duhura për një treg, të ri për nga forma, por mbi të gjitha profesional.

Perpara Asambleja e 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive, diskutohet roli i rregullatorëve në mbikëqyrjen e medias tradicionale
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara