E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Takimi i 60-të i EPRA-s, Krasniqi: Diskutuam mbi zbatimin e Aktit Evropian të Shërbimeve digjitale

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi është e pranishme në  takimin e 60-të, të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizivë, EPRA, e cila po mbahet në Qipro në datat 23-25 tetor 2024. 

Me 130 pjesëmarrës nga më shumë se 40 rregullatorë evropianë, përfaqësues nga Komisioni Evropian, OSBE, Observatori Audioviziv Evropian, ekspertë etj, diskutuan çështje aktuale të medias si dhe aktet e miratuara nga BE që kanë qëllim rregullimin e mëtejshëm të tregut audioviziv.
 
“Ndamë mes nesh njohuritë dhe eksperiencat mbi zbatimin e Aktit Evropian të Shërbimeve Digjitale, bashkëpunimin dhe përcaktimin nga sinjalizuesit e besuar, raportimin e gjuhës së urrejtjes online si dhe mënyrat e parandalimit të abuzimeve”- u shpreh Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi e cila mban dhe postin e nënkryetares së EPRA-s.
 
Perpara Ekipet e AMA-s identifikojnë serverin pirat, në vëzhgim e gjithë Shqipëria
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara