E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Bashkëpunimi mes AMA dhe TikTok, Krasniqi para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Proces rregullues, siç e parashikon ligji

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, bashkëpunimin e lidhur ndërmjet AMA-s dhe rrjetit social TikTok.

Krasniqi bëri me dije se, në funksion të këtij bashkëpunimi, AMA ka proceduar me hapjen e një dritareje në faqen e saj web, ku mundësohet dërgimi i ankesave nga qytetarët, një proces që vijon më tej me shqyrtimin e çdo ankese të mbërritur.

AMA nuk kryen monitorim të platformave të shpërndarjes së videove. Stafi i cili shqyrton ankesat e ardhura sipas formularit (në faqen e AMA-s) ka në përbërje të tij punonjës të Këshillit të Ankesave, Drejtorisë së Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK si dhe Drejtorisë së Inspektimi dhe Mbikëqyrjes, ku dërgohen për raportim në platformën TikTok vetëm ato video të cilat janë në shkelje të Ligjit”, sqaroi kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Krasniqi, në informacionin mbi bashkëpunimin midis AMA dhe TikTok në kuadër të raportimit të videove me përmbajtje të dëmshme, sqaroi më tej dispozitat ligjore ku është bazuar ky bashkëpunim.

Anëtarët e Komisionit bënë pyetje për kufijtë ligjorë dhe si funksionon ky bashkëpunim, për adresimin nëse vërehen në këtë platformë video me përmbajtje për çështje penale etj.

Krasniqi u përgjigj se, ky kufi është vetëm ligji dhe se bashkëpunimi me TikTok nuk përfshin platformat me vijë editoriale, pra ato që kanë përgjegjësi editoriale si dhe dha sqarime të mëtejshme mbi transparencën e këtij procesi.

Perpara Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: Në 5 ditë bllokohen qindra video pirate dhe dhjetra video me përmbajtje të dëmshme
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara