Me luhatje në përqindje, nga njëri ekran në tjetrin, por pa të dhëna që të reflektojnë paragjykim mbi gjininë, është përfundimi i vlerësimit të angazhimit gjinor në programet televizive, në Buletinin Periodik të vitit 2023. Vlen kjo për angazhimin, qoftë si moderator, qoftë si të ftuar në emisione
Të dhënat interesante janë nxjerrë nga monitorimi, për një kampion kohor prej një jave, Dhjetorin e vitit të kaluar. Nga përfundimet vihet re se, p.sh., në televizionin Klan, 64% e moderatorëve janë meshkuj ndërsa 58% e të ftuarve në emisione kanë qenë femra. Gjithashtu Vizion Plus ka një ndarje pothuaj të barabartë, sa u takon moderatorëve, femra dhe meshkuj, respektivisht 51% me 49%, por sa i takon të ftuarve në emisione, 58% kanë qenë femra dhe vetëm 42% meshkuj. Top Channel ka mbizotërim të moderatoreve femra me 62% dhe qasje të përafërt tek të ftuarit me 58% meshkuj dhe 42% femra. Gjithashtu RTSH ka 59% të moderatorëve femra ndërsa 58% e të ftuarve meshkuj, njësoj si vitin e kaluar.
Subjektet audiovizive në strukturën e tyre programore përfshijnë emisione ose rubrika që transmetohen çdo ditë, një ose disa herë në javë, ose me periodicitet kohor më të rrallë. Një pjesë e tyre kanë dhe karakter sezonal, duke u emetuar në një periudhë të caktuar të vitit, varësisht fokusit tematik.
Vlerësimi i mësipërm është kryer për 12 subjekte televizive dhe të dhëna me të detajuara gjenden në faqen zyrtare të AMA-s, në👉 https://ama.gov.al/ova_dep/buletini-periodik/