NJOFTIM PËR MEDIA
Ditën e hënë, në datën 5 korrik 2021, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua mbledhja e radhës së AMA-s, ku morën pjesë anëtarët e mëposhtëm:
Gentian SALA Kryetar
Sami NEZAJ Zëvendëskryetar
Gledis GJIPALI Anëtar
Suela MUSTA Anëtar
AMA, pas shqyrtimit të çështjeve të rendit të ditës vendosi:
- Miratimin e ndryshimeve të ndodhura në strukturën e pronësisë të shoqërisë “RADIO ON” sh.p.k., me NIPT: M11424023B, administrator z. Luan Banushi, për subjektin audio privat vendor “Radio Durrësi”, duke kaluar kuotat nga ortakët ekzistues, tek Luan Banushi, i cili bëhet ortak me 50% të kuotave dhe z. Eri Moçi, i cili bëhet ortak ortak me 50% të kuotave. (Vendimi nr. 78, datë 05.07.2021)
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tiranë, më 05.07.2021