E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

349 ankesa të shqyrtuara nga KA gjatë 2024. Mbizotërojnë ankesat e ardhura nga qytetarët

Vetëm gjatë vitit 2024, Këshilli i Ankesave në AMA ka marrë në shqyrtim 349 ankesa, të dërguara nga individë, OJF, media etj. Trajtimi me seriozitet i shqetësimeve dhe ankesave të
qytetarëve është prioritet i punës së Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Qytetarët zënë përqindjen më të madhe në ankesat e sjella pranë AMA-s, me 72 për qind duke u pasuar nga institucionet me 14.6 për qind.

Më pas renditen ankesat e ardhura nga studiot ligjore me 6.3 për qind, OJF, 5.9 për qind, mediat me 1.4 për qind si dhe subjektet tregtare me 0.3 për qind.

Komunikimi me publikun, por edhe Edukimi Mediatik, si një proces i rëndësishëm i formimit të një audience të përgjegjshme, mbeten përparësi e punës së AMA-s.
Perpara Kryetarja e AMA-s reagon për gjuhën e urrejtjes, të përdorur në “Big Brother VIP 4”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara