E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Tryezë diskutimi për mbylljen e transmetimeve analoge në allotmentet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë.

Me mbylljen e digjitalizimit në pesë qarqet më të mëdha në vend, tani radha është për qarkun e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës. Afati i vendosur nga Bordi i AMA-s që në nëntor të vitit të kaluar është data 31 Mars 2020. Për këtë qëllim, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi tryezën e diskutimit mbi marrjen e masave për mbylljen e transmetimeve analoge në allotmentet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga operatorët lokalë/rajonalë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve teknike, ligjore, financiare dhe programore që lidhen me procesin e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet digjitale në këto qarqe.

Më tej u theksua se “Vendimi për të mbyllur transmetimet analoge në këto qarqe ka ardhur pasi operatori publik shqiptar i ka çuar transmetimet digjitale në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që operatorët numerik privat, kanë shtruar infrastrukturën në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve. Gjithashtu, edhe AMA është duke bashkëpunuar me operatorët kombëtarë për të vijuar me shtrimin e infrastrukturës brenda afatit të përcaktuar”. Në këtë kuadër depozitimi i kontratave të mbështetjes në njërin nga operatorët publik ose privat është shumë i rëndësishëm.

Diskutimi vijoi me debate mbi zbatimin e ligjit nr. 34/2017 “Për Lirimin e Frekuencave të Digjital Dividentit”, të ndryshuar, i cili tashmë është i zbatueshëm, si dhe për mungesën e frekuencave në qarkun e Vlorës.

AMA do të vijojë të punojë me të gjithë subjektet, me qëllim që procesi i kalimit në transmetimet numerike të realizohet me sukses edhe në këto qarqe.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

 24 Shkurt 2020

Perpara PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara