Shqetësim për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale

Shqetësim për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, z. Gentian Sala ka zhvilluar ditën e martë, 11.10.2016, një takim pune me z. Donald E. Townsend, nga Shërbimi i Huaj Tregtar i SHBA-së/Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së. Fokusi kryesor ishte situata në tregun audioviziv shqiptar në lidhje me respektimin nga OSHMA-të të të drejtave të pronësisë intelektuale në transmetime.

Sikundër dhe u theksua që në fillim të takimit, aktualisht nga disa prej OSHMA-ve kryesore në vend konstatohet se ka vjedhje dhe shpërdorime të përmbajtjeve të emetuara, duke shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale për mbajtësit e tyre. Pjesëmarrësit diskutuan situatën serioze të shkeljes së  ligjeve për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe shprehën domosdoshmërinë e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi.

Kyetari i AMA gjatë takimit u shpreh se AMA ka trashëguar një sërë problematikash të bartuara prej vitesh, duke përfshirë dhe aspekte bazike të aktivitetit të OSHMA-ve, siç janë mosshlyerja për një kohë të gjatë e detyrimeve financiare, mosrespektimi i brezit të frekuencave dhe pirateria e operatorëve kabllorë, për të cilat është evidente që në rreth 1 vit e gjysmë ka një përmirësim të performancës nga operatorët bazuar në legjislacion dhe të treguesve. Është momenti për t’u angazhuar për çështjen e bartur të respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në normalizimin e situatës.

Z. Sala dhe z. Townsend diskutuan mënyrat e mundshme të bashkëpunimit për arritjen e standardeve të respektimit të pronësisë intelektuale, që përbën dhe një nga kushtet e vendit tonë për procesin e integrimit europian.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 11.10.2016

Perpara Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

Leave Your Comment