Finalizohet procesi digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Sot, datë 30.09.2020, në mesditë, në 4 qarqe të vendit, në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë janë mbyllur të gjitha transmetimet televizive analoge. Kalimi nga analogu në numerik në këto qarqe është vijim i procesit të digjitalizimit që më herët ka ndodhur dhe në qarqet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës dhe Fierit. Ashtu siç është përmendur nga AMA gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për procesin e digjitalizimit, kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, si dhe nxit interaktivitetin e rrit konkurrencën në treg mes operatorëve audiovizivë.

Digjitalizimi i transmetimeve audiovizive rrit dhe numrin e kanaleve pa pagesë që përfitojnë qytetarët. Kështu, banorët e qarkut Shkodër shikojnë aktualisht 37 kanale pa pagesë, ata të qarkut të Vlorës 36, të Elbasanit 33 dhe qarkut të Lezhës 32 kanale.

AMA falenderon subjektet audiovizive kombëtare dhe lokale e rajonale për angazhimin në finalizimin e procesit të digjitalizimit në 4 qarqet.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 30 Shtator 2020

Perpara Më 30 shtator 2020 mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara