E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Zhvillohet në Shkodër tryeza e pestë e këshillimit publik në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi në Shkodër, më 13 tetor 2022, tryezën e pestë të këshillimit publik, në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit. Në ndryshim prej katër tryezave paraprirëse me karakter tematik, të zhvilluara në Tiranë, tryeza e zhvilluar në Shkodër pati karakter gjeneralist. Por ndonëse si paraqitja ashtu edhe diskutimet e… Continue Reading Zhvillohet në Shkodër tryeza e pestë e këshillimit publik në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit.

Tryeza e katërt e këshillimit publik në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit.

Në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi më 6 tetor 2022, tryezën e katërt tematike të këshillimit publik, me temë “Parandalimin dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes” dhe “Të drejtën për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale”. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të OSHMA-ve, botës akademike, të… Continue Reading Tryeza e katërt e këshillimit publik në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit.

Tryeza e tretë e këshillimit publik në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi më 5 tetor 2022 tryezën e tretë tematike të këshillimit publik, në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit. Diskutimi i radhës u përqendrua te “Respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës në transmetimet audiovizive” si edhe te “Respektimi i të… Continue Reading Tryeza e tretë e këshillimit publik në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit

Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, referuar kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka identifikuar një problematikë të përsëritur. Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale… Continue Reading Evitimi i përmbajtjeve audiovizive që nxisin dhe justifikojnë dhunën

OSHMA-të përgjegjësi profesionale në raport me sigurinë kombëtare!

AMA ka identifikuar se së fundmi në programet audiovizive informative po zënë vend dhe publikime të të dhënave që janë siguruar nga hakerimi në sistemet e teknologjisë së informacionit të disa prej institucioneve publike. Mes informacioneve që po shpërndahen ka dhe të dhëna sensitive, që lidhen me sekrete hetimore nga institucionet dhe agjencitë e rendit… Continue Reading OSHMA-të përgjegjësi profesionale në raport me sigurinë kombëtare!

NJOFTIM PËR SHTYP

Në kuadrin e përmbushjes së detyrimit të vet ligjor për “mbiqkqyrjen e zbatimit të kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të”, Këshilli i Ankesave, në përbërje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërmori verifikimin e standardit të pasqyrimit mediatik të ngjarjes në Brataj/Selenicë (përfshirë abuzimin e dyshuar seksual të një të miture) dhe atentatit në Fushë Krujë. Nga… Continue Reading NJOFTIM PËR SHTYP

Autoriteti i Mediave Audiovizive- Buletini 6-mujor

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në 6 mujorin e parë të këtij viti, ka monitoruar përmbajtjet e transmetuara nga OSHMA-të, si dhe ka shqyrtuar ankesat që kanë mbërritur në institucion, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apo aktet nënligjore që fuqi. Kanë qenë rreth 45 ankesa të… Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive- Buletini 6-mujor

Respektimi i standardit të shqipes së folur dhe të shkruar në transmetimet audiovizive

Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në respektimin e kërkesave të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka pasur në fokus gjatë muajit qershor dhe aspekte të shqipes së folur dhe të shkruar. Shqyrtimi i përmbajtjeve u krye… Continue Reading Respektimi i standardit të shqipes së folur dhe të shkruar në transmetimet audiovizive

Barazia gjinore për herë të parë në Kodin e Transmetimit!

Barazia gjinore dhe mosdikriminimi gjinor do të përfshihen për herë të parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri.Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur me tryezat konsultuese për draft- Kodin e ri.Takimi i dytë konsultativ në bashkëpunim me UN Women Albania në Shqipëri, u zhvillua në datën 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e… Continue Reading Barazia gjinore për herë të parë në Kodin e Transmetimit!

Barazia gjinore, tryezë konsultimi mbi Kodin e Transmetimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive nis tryezat konsultuese me grupet e interesit për rishikimin e Kodit të Transmetimit. Takimi i parë konsultativ në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë… Continue Reading Barazia gjinore, tryezë konsultimi mbi Kodin e Transmetimit.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara