Autoriteti i Mediave Audiovizive , bashkëpunon me ‘Grupin Koha” dhe Shoqërinë “Company 21” , për transmetimin e programeve të tyre në Shqipëri

Autoriteti i Mediave Audiovizive , bashkëpunon me  ‘Grupin Koha” dhe Shoqërinë “Company 21” , për transmetimin e programeve të tyre në Shqipëri

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Grupin mediatik Koha sh.p.k. dhe Shoqërinë “Company 21”, jetësoi një marrëveshje me të cilat ka rënë dakord që këta transmetues Kombëtar në Kosovë të transmetojnë edhe në Republikën e  Shqipërisë.

Tashmë të drejtat e transmetimit  të programeve “Kohavizion” (KTV), “Arta”, ‘RTV 21” dhe “TV21-Maqedonia” do të jenë pa pagesë për subjektet kabllore që ushtrojnë veprimtari audiovizive.

“Grupi Koha” sh.p.k., përfaqësuar nga znj. Flaka Surroi i kalon në mënyrë joekskluzive dhe papagesë, ripërsëritësve kabllorëve audiovizivë, të licencuar në Republikën e Shqipërisë, të drejtën për të ritransmetuar tërësinë e përmbajtjes së programeve të ofruara nga  transmetuesi kombëtar “Kohavision” dhe “ARTA”.

Njëkohësisht Shoqëria “Company 21” përfaqësuar nga znj. Afërdita Saraçini , i kalon në mënyrë joekskluzive dhe pa pagesë, ripërsëritësve kabllorë audiovizivë, të licencuar në Republikën e Shqipërisë, të drejtën për të ritransmetuar ‘RTV 21” dhe “TV21-Maqedonia”.

E drejta e ritransmetimit kalohet pa pagesë, për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 1 nëntor 2015 deri në datën 31 tetor 2016..

Kjo risi në tregun mediatik të Shqipërisë vjen si fryt i takimeve të suksesshme që muajt e fundit Kryetari i Autoritetit Z.Gentian Sala ka patur me drejtuesit e Televizioneve Kombëtare të Kosovës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 6 nëntor 2015

Perpara AMA dhe Departamenti i Gazetarisë, të Fakultetit Filologjik, në Universitetin “Hasan Prishtina” nënshkruajnë marrëveshjen për praktikat studentore

Leave Your Comment