E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA e KPM në Departamentin Amerikan të Shtetit

Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.

Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës. Të gjitha përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshme duke patur në vëmendje luftën në Ukrainë dhe dezinformimin që është një kërcënim në vijimësi për të gjithë shoqëritë demokratike.

Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së  përmbajtjevetë transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg.

Drejtori Mcdowell duke falenderuar të dy kryetarët për punën që kryejnë institucionet rregullatore në Shqipëri dhe Kosovë përcolli përshëndetjet më të mira të z.Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Europiane dhe Euroazinë. Z. Escobar për shkak të një axhende pune në rajon nuk mundi të t’i kontaktonte personalisht delegacionet  e AMA e KPM.

Takimet e perfaqesuesve nga AMA dhe KPM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë.

Perpara Reklamat e fshehta në transmetimet audiovizive janë të ndaluara

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara