Takim konsultativ me përfaqësues të komuniteteve fetare në vend për hartimin e rregullores mbi transmetuesit audio të komunitetit

Takim konsultativ me përfaqësues të komuniteteve fetare në vend për hartimin e rregullores mbi transmetuesit audio të komunitetit

 Të hënën, datë 28 shtator Kryetari i AMA-s Z. Gentian Sala dhe Drejtori i Programeve, Z. Arben Muka, me fillimin e procedurave për hartimin e projekt-rregullores mbi transmetuesit audio të komunitetit pritën në një takim të hapur konsultativ përfaqësues nga Bashkësitë Fetare në Shqipëri për të diskutuar mbi procesin e hartimit të draftit.

Në tregun shqiptar të transmetimeve aktualisht ekzistojnë disa stacione radiofonike me orientim fetar të cilat pasqyrojnë pluralizmin e besimit në Shqipëri. Në ligjin 97/2013 përcaktohet dhe procedura për licencimin e shërbimeve të transmetimit audio të komunitetit, mes të cilave dhe ato që krijohen në bazë të besimit.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare vlerësuan këtë takim dhe frymën e bashkëpunimit që po ndërtohet dhe ishin të interesuar për çështje konceptuale dhe teknike të legjislacionit ekzistues. Ata dhanë gjithashtu mendime për mënyrën e hartimit të rregullores duke shprehur gatishmërinë se do të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin e diskutimit publik të saj.

Kryetari i Autoritetit Z. Sala nënvizoi faktin se institucioni ka fokus rregullimin e të gjithë tregut radiofonik në përgjithësi, në bashkëpunim të ngushtë me grupet e interesit dhe ekspertët. Procesi është i hapur dhe me hartimin e projekt-rregullores do të organizohen edhe konsulta të tjera deri në versionin final të draftit, që do t’i nënshtrohet më pas diskutimit publik.

 

Tiranë, 28 Shtator 2015

Perpara AMA nuk del me vendim për Këshillin e Ankesave dhe për Beauty Contest për shkak të mungësës së kuorumit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL