E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkëmbimi i eksperiencave, delegacioni i Autoritetit Rregullator të Serbisë vizitë në AMA

Një delegacion i Autoritetit Rregullator të Serbisë, kreu një vizitë pune një ditore në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) për tu njohur me mënyrën se si funksionin ky institucion me qëllim implementimin dhe eksperiencën së Autoritetit shqiptar, për sa i përket monitorimit dhe analizën e përmbajtjeve.

Pjesë e delegacionit serb ishin Vladimir Tomić, Drejtor në Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme, Srđan Miljković, Drejtor në Drejtorinë e Monitorimit dhe Analizës, Mario Tadić Galin, Përgjegjës në Sektorin e Analizës dhe inxhinieri IT, Ratko Vraneš.

Arben Muka, Drejtor në Drejtorinë e Monitorimit dhe Analizës bëri një prezantim të fokusit të punës së kësaj drejtorie dhe mënyrën se si monitorohen përmbajtjet në Radio dhe Televizione. “Monitorojmë gjithashtu përmbajtjet e dëmshme me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe publikut, gjuhën e urrejtjes, diskriminimin… Po kështu dhe volumin e reklamave në radio televizione të cilat më pas i publikojmë në buletinin periodik. Mbledhja e këtyre të dhënave që monitorohen përbën një informacion të vlefshëm i cili publikohet dhe në faqen zyrtare të AMA-s”- sqaroi Muka.

Z.Vasil Mitezi, Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave bëri një panoramë mbi frekuencat që ka Shqipëria, partneritetin me të dhe infrastrukturën e AMA-s. “Autoriteti i Mediave Audiovizive gjendet përpara një momenti të rëndësishëm, të përbërë nga dy etapa zhvillimore me peshë të madhe: lirimi i brezit 700 MHz dhe modernizimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit për monitorimin e spektrit audioviziv. AMA ka për qëllim të sigurojë një zbatim të rregullt të këtij tranzicioni ndaj edhe ka miratuar një plan të ri kombëtar të shpërndarjes së frekuencave, ku janë parashikuar zhvendosjet e multiplekseve kombëtare dhe rajonale nën brezin 694 MHz”- shpjegoi Mitezi pas interesimit nga delegacioni serb.

Ndërkaq Z. Ervin Celaj, Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes dhe Inspektimeve foli mbi kapacitetet monitoruese dhe regjistruese të AMA-s, kontrollet e ushtruara për të drejtën e transmetimit si dhe kontrollet në lidhje me piraterinë televizive. Celaj iu përgjigj interesit të delegacionit serb dhe për vlerat e gjobave që ushtron AMA në raste të shkeljes të së drejtës së transmetimit.

Delegacioni serb shprehu vlerësimin për punën e Autoritetit Shqiptar të Mediave ndërsa e konsideroi shumë të vlefshëm takimin.  Z. Vladimir Tomić, Drejtor në Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme tha se ata janë të interesuar në mbledhjen e përvojave nga ata që kanë avancuar në këtë lloj analize të përmbajtjeve. “Kemi nevojë për një sistem që të na ndihmojë në automatizimin e proceseve dhe t’ua lehtësojë punën analistëve të medias për çështje që tashmë mund të automatizohen. Mendojmë se teknologjia ka përparuar mjaftueshëm për të na mundësuar gjenerimin dhe përpunimin më efikas të të dhënave” – tha Tomić. Ai shpjegoi dhe mënyrën se si funksiononte monitorimi dhe ruajtja e të dhënave në Autoritetin Rregullues Serb.

Anëtarët e delegacionit serb konstatuan se Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë është hapa përpara Autoritetit Rregullues Serb për sa i përket mënyrës së funksionimit dhe formave për monitorimin, duke e quajtur këtë vizitë të nevojshme pasi disa mënyra mund ti implementojnë të përmirësojnë punën e tyre.

Perpara Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi raporton në Kuvendin e Shqipërisë për punët e kryera gjatë vitit 2024
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara