Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme: radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar.
Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar këto lloje shkeljesh:
-Transmetime që nxisin urrejtjen mes shtetasve
-Transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut
-Transmetim i pamjeve që nxisin vepra penale
-Transmetim i përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët midis orës 06.00-22.00
-Transmetime që nxisin ose justifikojnë dhunën
-Shkelje e standardeve për transmetimin e pamjeve të rënda mbi një ngjarje kriminale
-Shkelje e të drejtës së ruajtjes së jetës private
-Mosrespektim i të drejtave të barazisë dhe të mosdiskriminimit
-Transmetime të paligjshme
-Moslejim inspektimi
-Mosdeklarim të ndryshimeve në strukturën e pronësisë
-Mosdepozitim të pasqyrave financiare 2023, brenda afateve
-Mosrespektim i kërkesave ligjore për përmbajtjen programore të transmetuara
-Cënim i rregullave të etikës dhe moralit publik
-Mosdepozitim i katalogut të programeve të transmetuara
Për të gjitha këto shkelje, 10-mujori i 2024 është mbyllur me 46 gjoba.
Mbikqyrja dhe rregullimi i mëtejshëm tregut mediatik audio dhe audioviziv, zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i shkelësve është një nga objektivat e punës së AMA-s, me qëllim sigurimin e një tregu profesional audioviziv në Shqipëri.