E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

NJOFTIM PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE

Nisur nga pasqyrimi më i fundit nga mediat audiovizive i një rasti të rëndë si përpjekje për vetëvrasje i një pacienti në spitalin infektiv në Tiranë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, apelon ndaj OSHMA-ve që të evitojnë transmetimin me detaje të akteve të tilla dëshpëruese.
Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e redaksive audiovizive për të raportuar dhe mbuluar hap pas hapi dinamikën e pandemisë, si një ndihmë për qytetarët dhe institucionet në parandalimin apo zbutjen e pasojave nga përhapja e koronavirusit, transmetimi dhe ritransmetimi me imtësi i rrethanave tragjike në ekrane sjell impakt me nota dëshpëruese tek audienca.
Përballja e shoqërisë shqiptare me Covid-19, e cila, si kudo, ka prodhuar ndryshime në dinamikën e zhvillimit, ka prodhuar pengesa dhe ngadalësi, ka prodhuar vështirësi e stres tek popullata, tek sipërmarrësit a vendimarrësit e çdo niveli.
Redaksitë audiovizive kanë rol të pazëvendësueshëm në informimin dhe edukimin e publikut, por e drejta e tyre për informim të gjithanshëm dhe profesional do të ishte joproduktive nëse përzihet me raportime në mënyrë të ekzagjeruar të akteve dëshpëruese e fatkeqe, në këtë kohë të mbingarkuar psikologjikisht për popullatën, sidomos për ata të cilët kanë familjarë, të afërm apo miq e të njohur të tyre të prekur nga Covid -19, si dhe për ekipet shëndetësore që janë në vijën e parë të përballjes.
Informimi i balancuar dhe profesional nga redaksitë audiovizive ndihmon në kapërcimin e kësaj situate të paprecendentë, në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar dhe në rikthimin në normalitet.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tiranë, më 10.11.2020
Perpara NJOFTIM PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara