E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 19 Maj 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

Autoriteti Mediave Audiovizve edhe në mbledhjet pasuese, do të vijojë me shqyrtimin dhe marrjen e masave për të gjithë OSHMA-të debitore, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për zbatueshmërinë e ligjit në drejtim të shlyerjeve të detyrimeve financiare brenda afateve ligjore të parashikuara.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 20 Maj 2016

Perpara Sanksion me gjobë për përmbajtjen e emisionit « E DIELA SHQIPTARE »
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara