E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit AMA-KQZ për zgjedhjet e pushtetit vendor

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit AMA-KQZ për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Ditën e premte, më 20 mars 2015, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në kuadër të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, i ka dekretuar për t’u zhvilluar më 21 qershor 2015. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala, nga kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterie Luzi dhe Zëvëndëskryetari i KQZ-së, z. Denar Biba. Qëllimi i këtij bashkëpunimi mes dy institucioneve është angazhimi i tyre në përputhje me detyrimet përkatëse ligjore, për përcaktimin e rregullave, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-së për nevojat e monitorimit të fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe privat, në funksion të procesit zgjedhor. Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, AMA merr përsipër që vendosë në dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias, Studion e Monitorimit me pajisjet teknike për monitorim, si dhe personelin teknik dhe monitorues përkatës, nga momenti i ngritjes së BMM, deri në raportimin e fundit të tij në KQZ, pas përfundimit të periudhës së fushatës zgjedhore.

Tiranë, më 20 mars  2015

Autoriteti i Mediave Audiovizive

 

 

Perpara Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë për transmetimet audiovizive

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara