E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Maj: Temat sociale, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare

Muaji Maj ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato politike.
Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me 13.27%, vijnë temat politike me 12.51%, të ndjekura nga kronika e zezë dhe lajmet ndërkombëtare

Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Krasniqi në Forumin Global të Rrjeteve, organizuar nga UNESCO: Të vendosur në luftën kundër Dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes. Edukimi Mediatik zgjidhja më e qëndrueshme dhe afatgjatë
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara