E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i Përmbajtjeve në Gusht: Temat sociale më të trajtuarat në edicionet informative, në mediat audiovizive

Muaji Gusht ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet me tema sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare.

Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me 17.44%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 14.14%, të ndjekura nga lajmet sportive me 10.97%.

Tendencat e temave të lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara për kohën e partive politike në subjektet audiovizive, aktorin sinkron etj., gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në Monitorimin e Përmbajtjeve, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Gjuha e urrejtjes online. Si të përballemi?
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara