E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër Piraterisë. AMA miraton ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve: masa përforcuese ligjore për subjektet, për të dhënë vetëm shërbimin për të cilin janë të autorizuar

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur një hap të ri në luftën kundër Piraterisë. Sot, me votë unanime, janë miratuar nga Bordi i AMA-s, ndryshimet e propozuara në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.
Këto ndryshime kanë të bëjnë me shtimin e masave përforcuese në respektimin e ligjit dhe kanë në thelb forcimin e detyrimit, sipas të cilit të gjithë subjektet audiovizivë që shesin produkt audioviziv duhet t’i përmbahen vetëm produktit për të cilin janë të licencuar.

Autorizimi që jepet për subjektet përsëritës nuk ka lidhje me qasjen në kanalet e hapura për qytetarët. Kjo ka qenë një nga pikat shqetësuese, të konstatuara nga ekipet e AMA-s, si abuzim që ka ndodhur së fundmi. Aktiviteti që disa subjekte kanë zgjedhur të bëjnë, duke ofruar kanalet e lira, bashkë me produktin për të cilin janë të autorizuar, përbën devijim nga ligji dhe shfrytëzim i hapsirave, që deri tani kanë ekzistuar në rregulloren e autorizimeve.

Vlen të theksohet se kjo masë përforcuese e ligjshmërisë nuk është frenim i teknologjisë, por frenim i abuzimit të ndodhur deri më sot nga subjekte që, atë çfarë është pa pagesë, e kanë ofruar si pjesë të paketës së tyre. Miratimi i sotëm i ndryshimeve në Rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”, i jep fund këtij abuzimi dhe nga sot të gjithë subjektet kanë detyrimin ligjor që të modulojnë dekoderat që shesin, vetëm për programacionin dhe kanalet për të cilat janë autorizuar. Kanalet e lira për publikun do të mbeten të tilla dhe publiku ka qasje në to pa pasur nevojë t’i paguajë si shërbim ekstra.

Gjithashtu ndryshimet e miratuara parashikojnë edhe masa lehtësuese sa i takon dokumentacionit që kërkohet nga OSHMA-të në kërkesën e tyre për autorizim apo rinovim autorizimi.

Për ndryshimet e propozuara kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi organizoi tryeza konsultimi në të gjitha qarqet e vendit, me subjetet duke marrë miratimin e shumicës prej së tyre.

Perpara Përdorimet kryesore të Inteligjencës Artificiale në media
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara