Kujdes! Pirateria televizive ka disa forma
Pirateria televizive është shkelje e të drejtës së transmetimit, ku përmbajtja televizive shpërndahet dhe transmetohet pa lejen e mbajtësve të ligjshëm të këtyre të drejtave.
Format kryesore të piraterisë televizive, me të cilat mund të ndesheni janë:
- IPTV ilegale (Internet Protocol Television) – Ofrojnë qasje në kanale televizive, filma dhe sport pa licencë, zakonisht kundrejt një pagese të vogël.
- Përdorimi i pajisjeve të modifikuara (p.sh. Kodi box, Android TV box me software ilegal) – Pajisje që mund të konfigurohen për të marrë përmbajtje pirate.
- Streaming i paligjshëm në internet – Faqe ose aplikacione që ofrojnë filma, seriale apo evente sportive live pa të drejtë.
Mos bini pre e paligjshmërisë! Mos blini produkte televizive pa te drejta transmetimi!
Subjektet e licencuara i gjeni në www.ama.gov.al