E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s vizitë zyrtare në RTUK. Së shpejti nis Programi i Shkëmbimit të Ekspertëve

Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Lartë të Radiove dhe Televizioneve të Turqisë (RTUK), z. Ebubekir Sahin, kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Ankara. Bashkë me drejtues të rregullatorëve të vendeve të tjera, ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në zyrat qendrore të RTUK, me rastin e 30 vjetorit të krijimit të këtij institucioni.

Me urimet më të mira për kolegët turq, në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, znj. Krasniqi ka theksuar rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe mbajtjen lidhur të urave të bashkëpunimit mes sy institucioneve. Gjithashtu znj. Krasniqi është bërë pjesë edhe e ceremonisë së vlerësimit të punonjësve më të vjetër të RTUK, në shenjë mirënjohje për përkushtimin e tyre ndër vite.

Ditën e dytë të vizitës, znj. Krasniqi dhe stafi që e shoqëronte, kanë zhvilluar një vizitë zyrat qendrore, duke parë më nga afër mënyrën e funksionimit dhe organizimit të punës në RTUK. Aty ata janë njohur me metodologjinë e monitorimit të mediave audio dhe audiovizive në Turqi. Zv. Presidenti i RTUK, z. Deniz Guler ka prezantuar një panoramë të përgjithshme të tregut mediatik turk. Ai ka shpjeguar pikat e forta të punës së RTUK, rëndësinë që i kushtohet luftës kundër gjuhës së urrejtjes, Edukimit Mediatik, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve etj., që janë në thelb sfidat e çdo rregullatori.

Pak kohë më parë, AMA ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunim me RTUK, i cili i ka hapur rrugë një bashkëpunimi të ri, veçanërisht në katër shtylla të rëndësishme:
-edukimin mediatik
-matja e audiencës
-hulumtimi i opinionit publik
-metodologjia e monitorimit

Në kuadër të kësaj marrëveshje, së shpejti planifikohet që të dy rregullatorët të nisin Programin e Shkëmbimit të Ekspertëve, për të marrë praktikat më të mira nga njëri-tjetri.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Specialist, në Sektorin e Financës dhe Buxhetit në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara