E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në takimin e 62-të të EPRA-s: Kemi realizuar Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe studimin mbi investimet e OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Çdo e dhënë gjendet online

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në këtë takim, ajo ka qenë pjesë e panelit me temë, “Përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, në një mjedis mediatik që zhvillohet me shpejtësi”, ku ka shpjeguar për pjesëmarrësit një proces rregullator shumë të rëndësishëm për tregun mediatik shqiptar, i kryer nga AMA, siç është Transparenca e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe Pronarët Përfitues direkt dhe indirekt, si dhe studimin mbifokusin ekonomik të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.

Krasniqi ka shpjeguar për anëtarët e EPRA-s, se si AMA ka krijuar dhe publikuar një databazë gjithëpërfshirëse mbi Transparencën e Strukturës Pronësore, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit. Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar, dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë. Përmes publikimit të këtij informacioni, AMA siguron që strukturat e pronësisë së të gjithë OSHMA-ve të jenë plotësisht transparente dhe të gjurmueshme, duke forcuar kështu besimin publik dhe mbikëqyrjen rregullatore.

Të dhënat e përfshira në databazën e Transparencës së Pronësisë janë të organizuara në 5 kategori kryesore të OSHMA-ve, duke pasqyruar diversitetin e operatorëve aktivë në tregun mediatik shqiptar dhe përfshin, operatorët kabllorë, ata ofrues, përsëritës, audio dhe subjektet audioviziv. Ky sistem i integruar i mundëson AMA-s të ketë një regjistër dinamik dhe transparent të strukturave të pronësisë, i cili pasqyron në kohë reale ndryshimet në tregun audioviziv.

Përveç kësaj, AMA ka kryer tashmë edhe një studim të hollësishëm mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Në kuadër të monitorimit të tregut, AMA ka analizuar investimet e kontribuesve të operatorëve audio dhe audiovizivë në degë të ndryshme të industrisë. Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi. Ky vëzhgim i detajuar nuk ka për qëllim vetëm të tregojë shtrirjen e interesave të investitorëve, por mbi të gjitha, të forcojë transparencën në fushën e medias. Këto klasifikime përfshijnë një sërë degësh ekonomike si: bujqësia, pyjet dhe peshkimi, industria nxjerrëse dhe përpunuese, transporti, etj.

Këto nisma të kryera përbëjnë një hap kyç në promovimin e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sektorin audioviziv. Për më tepër, ajo pasqyron angazhimin e fortë të AMA-s për përafrimin me Aktin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA), që thekson rëndësinë e transparencës dhe pluralizmit në pronësinë mediatike.

Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullatore. Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, EPRA është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe është një mjedis ideal për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë. 

Perpara Analiza 9 mujore, u kryen 199 kontrolle, për shkelësit vendosen 7 gjoba dhe 14 tërheqje vëmendjeje
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara