Në mars të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi Aktin e Inteligjencës Artificiale. Qëllimi i këtij Akti është rregullimi i Inteligjencës Artificiale (AI) për të siguruar kushte më të mira për zhvillimin dhe përdorimin e kësaj teknologjie.
Inteligjenca Artificiale mund të krijojë shumë përfitime, të tilla si kujdes më i mirë shëndetësor; transport më i sigurt dhe më i pastër; prodhim më efikas; dhe energji më e lirë dhe më e qëndrueshme.
Kuadri i parë rregullator i hartuar nga BE për AI, qartëson se sistemet e AI që mund të përdoren në aplikacione të ndryshme, analizohen dhe klasifikohen sipas rrezikut që paraqesin për përdoruesit. Nivelet e ndryshme të rrezikut, nënkuptojnë një formë rregullimi të përdorimit të AI.
Më poshtë do të gjeni vlerësimin rregullator të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për “Rrezik i papranueshëm”

