E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Delegacioni finlandez në AMA, Krasniqi: Rritja e kapaciteteve institucionalë, hap për të qenë të suksesshëm

Delegacioni i Qendrës për Sundimin e Ligjit, institucion i krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Universiteti i Helsinkit, takuan kryetaren e AMA-s Znj. Armela Krasniqi për të njohur më afër punën e Autoritetit.

Ky delegacion ndodhet në Tiranë për tryezën e Dialogut për Reforma Politikash, e zhvilluar në bashkëpunim me këtë Qendër, KQZ dhe International IDEA. 

Kryetarja e AMA-s i shpjegoi drejtorit të transmetuesit publik finlandez, z. Timo Huovinen dhe Znj. Marjo Naapit, eksperte e Qendrës për Sundimin e Ligjit, mënyrën e funksionimit të AMA-s, ndarjen e punës dhe rolin monitorues gjatë procesit zgjedhor, një detyrë që Autoriteti e kryen nga viti 2021.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës u përqendrua në sfidat aktuale që paraqet tregu mediatik, por edhe puna e rregullatorit, falë zhvillimit të teknologjisë.

“Jam falënderuese për gatishmërinë e shprehur nga Z.Huovinen për të bashkëpunuar në çdo drejtim, dhe në bazë të nevojave që AMA mund të ketë, në të ardhmen”- shprehet Znj.Krasniqi ndërsa shtoi se eksperienca të tilla apo shkëmbimi i përvojave, ekspertizës si dhe rritja e kapaciteteve institucionale është gjithmonë një ide e mirë për të qenë të suksesshëm në punën tonë.

Perpara Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara