E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA përfundon procesin e emërimit të Këshillit të Ankesave

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në vijim të shpalljeve të publikuara për plotësimin e vendeve vakantë në Këshillin e Ankesave, në mbledhjen e bordit të datës 04 Prill 2016, miratoi emërimin znj. Monika Stafa për pozicionin e Kryetarit, si dhe emërimin e z. Urim Bajrami për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ankesave, pranë AMA-s. Më herët AMA kishte votuar për z. Erald Kapri, si anëtar i këtij Këshilli.

Njoftim në lidhje me masat e marra nga AMA ndaj OSHMA-ve debitore përtej afateve ligjore

Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit të datës 30 Mars 2016 miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për pesë ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për tetë subjekte të tjera.

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së

AMA miraton tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve në platformën e RTSH-së Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në mbledhjen e bordit të datës 29 Mars 2016, miratoi tarifën mujore për mbështetjen e operatorëve privat vendorë në rrjetin numerik të ndërtuar nga RTSh. Metodologjia e llogaritjes së këtyre pagesave ka qenë në fokus të takimeve të […]

AMA në takim konsultativ me operatorët analogë privatë vendorë për diskutimin e tarifës së mbështetjes në rrjetin numerik të RTSH-së

Ditën e premte, më datë 19 shkurt Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala, Zëvendëskryetari Z. Sami Nezaj, Drejtori i Kabinetit Z. Dritan Xhelili si dhe Drejtori Teknik i Radio Televizionit Shqiptar Z. Ermir Agaçi pritën në një takim konsultativ, të organizuar nga AMA, operatorët privatë vendorë, për të diskutuar mbi tarifën që këtyre operatorëve do t’i duhet të paguajnë për mbështetjen e programeve të tyre në rrjetin numerik të televizionit publik.

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest Ditën e mërkurë, më datë 27 janar 2016, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala     Kryetar z.Sami Nezaj       Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali   […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara