Ditën e premte, 25.09.2020, në mjediset e AMA-s u zhvillua një takim pune mes autoriteteve rregullatore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kryetari AMA-s, z. Gentian Sala dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së (Komisioni i Pavarur i Medias në Kosovë), z. Luan Latifi përmendën bashkëpunimin dhe komunikimin sistematik të institucioneve, në shërbim të konsolidimit të performancës institucionale […]
Në vijim të fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një mesazh audioviziv me udhëzime bazike dhe praktike mbi kujdesin personal dhe kolektiv të qytetarëve. Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet për […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Situata e krijuar nga Pandemia e Covid-19, kur numri i të prekurve sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë në shifra të konsiderueshme, ka krijuar vështirësi në finalizimin […]
Njoftim per media dt 25 qershor 2020
Përballja disamujore me koronavirusin ka nxjerrë në pah dhe rolin e ndikimin e mediave audiovizive në fushatën e informimit dhe sensibilizimit të publikut, për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë të COVID 19. AMA ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin konkret të palodhur të redaksive gjatë kësaj periudhe. Nisur nga […]
DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAT Nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me […]
Ftese per Negociate Transmetim spoti rtv Maj 2020
Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, […]
Nga evidentimi i rasteve më të fundit në programet “Open” në televizionin Top Channel dhe “Klanifornia” në televizionin Klan, për prezencë të më shumë se dy personave në studio, AMA falenderon për mirëkuptimin autoritetin shëndetësor për mosaplikimin këtë herë të gjobave të parashikuara për këto shkelje të Aktit-Normativ në kushtet e pandemisë. AMA i ka […]
Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. 30 qershori 2020 është afati i ri […]