E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, ekipet e AMA-s nuk ndalen, bllokojnë platforma të paligjshme në Fier e Vlorë

Kontrollet e vazhdueshme të ekipeve të inspektimit në AMA dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, kanë shfaqur të gjitha format që shkelësit e ligjit përdorin për të vjedhur përmbajtje audiovizive, për të cilat nuk kanë të drejta. Inspektorët e AMA-s kanë vënë në “sitë” qarqet e Fierit dhe Vlorës ndërsa për të identifikuar IPTV pirate. […]

Lufta kundër piraterisë: Ekipet e AMA-s mbyllin dy platforma pirate në Sarandë, Krasniqi: Nuk do të tërhiqemi

Kontrollet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, për ndalimin e piraterisë në internet, ka dhënë rezultatet e para. Pas tryezave të bashkëbisedimit organizuar në qarqet e vendit, me subjektet kabllorë të autorizuar nga AMA dhe pas koalicionit të lidhur me ta, në këtë betejë të përbashkët kundër ligjshkelësve, janë identifikuar shkelësit e parë. […]

Pirateria, Krasniqi ndalon në Shkodër e Lezhë: Së bashku në luftë kundër subjekteve të paligjshëm

Turi i tryezave të diskutimit për frenimin e piraterisë në internet janë ndalur në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi u ka shpjeguar përfaqësuesve të kabllorëve të autorizuar nga AMA, në këto dy qarqe, se Autoriteti i Mediave Audiovizive është e bindur në luftën kundra piraterisë ndërsa diskutoi format konkrete […]

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 917 video të bllokuara për pirateri dhe 139 për përmbajtje të dëmshme

Pirateria dhe ekspozimi i fëmijës ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, janë shkeljet që janë konstatuar më së shumti gjatë këtyre javëve bashkëpunimi qytetarë-AMA-TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme. Janë shqyrtuar dhe marrë masat deri tani për: -437 ankesa te ardhura në AMA -143 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 139 […]

“Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”. AMA nis turin e tryezave të diskutimit me subjektet kabllorë në të gjitha qarqet. Diskutohen shqetësimet aktuale të tregut dhe zgjidhjet

Berati ka qenë destinacioni i parë, i një turi tryezash diskutimi, që kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka inicuar me qëllim, diskutimin ballë për ballë të shqetësimeve aktuale, me subjektet e ligjshëm kabllorë në të gjitha qarqet e vendit.  Me formulën, “Bashkërregullimi, si mjet në luftën kundër piraterisë”, ky tur e ka pasur ndalesën e […]

Monitorimi i Përmbajtjeve: Volumi i reklamave institucionale në televizionet kombëtare gjatë muajit Gusht varion nga 0-0.003%

Volumi i reklamës publike, në raport me atë të reklamave në tërësi në televizione është një nga komponentët e monitorimeve mujore që kryhen nga AMA. Të dhënat për muajin Gusht tregojnë se vlerat e reklamës institucionale në televizionet kombëtare variojnë nga, minimumi 0%, në 0.003% të volumit. Të dhëna të tjera që dalin nga monitorimi i përmbajtjeve, […]

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 776 video të bllokuara për pirateri dhe 95 për përmbajtje të dëmshme

Edhe kjo javë ka qenë e ngarkuar për ekipet që shqyrtojnë raportimet e qytetarëve për përmbajtje të dëmshme në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me këtë platformë dhe nga hapja e një linku të dedikuar në faqen zyrtare online të Autoritetit, ku publiku mund të raportojë përmbajtjet që i gjykon si të dëmshme, […]

Monitorimi i Përmbajtjeve në Gusht: Temat sociale më të trajtuarat në edicionet informative, në mediat audiovizive

Muaji Gusht ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se lajmet me tema sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga lajmet ndërkombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas sociales, me […]

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok. Bilanci 3 javor: 639 video të bllokuara për pirateri, 85 për përmbajtje të dëmshme

Vetëm tre javë nga fillimi i bashkëpunimit të AMA-s me platformën TikTok dhe nga hapja e një linku të dedikuar për qytetarët, në faqen zyrtare online të Autoritetit, janë raportuar me qindra video dhe profile.    Për raportimin e përmbajtjeve me dhunë, gjuhë urrejtje, abuzim me fëmijët dhe të komuniteteve apo shkelje të të drejtave […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara