E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe KQZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

AMA dhe KQZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Sot, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e fushatës sё zgjedhjeve për Kuvend, të datës 18.06.2017


Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala dhe Kryetari i KQZ-së, z. Denar Biba.


Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala tha se, për të ofruar monitorim cilësor dhe profesional, këtë vit synohet rritja e kapaciteve monitoruese për radio-televizionet gjatë fushatës zgjedhore, duke vënë në dispozicion të BMM-së dy studiot e monitorimit.

Nga ana e tij , Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Denar Biba në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke vënë theksin tek rëndësia që ka monitorimi i fushatës në media nga Bordi i Monitorimit të Medias dhe rolin që ka Autoriteti i Mediave Audiovizive në këtë proces.

Marrëveshja u nënshkrua në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe ka si qëllim përcaktimin e rregullave, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të AMA-s, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radio-televizionin publik dhe në radio-televizionet private.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 17 Mars 2017

Perpara Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon tryezën e diskutimit: Transmetimi i reklamave dhe komunikimeve tregetare – dukuri dhe qasje ligjore ne tregun audioviziv
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara